Lajme

Vdes një i paraburgosur në Prizren


Ilustrim

Një i paraburgosur me inicialet F.I në Prizren, ka vdekur këtë të hënë në dhomën ku po qëndronte, derisa sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet se ai është vetëvarur në dritaren e banjës së dhomës.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë”, thuhet në njoftimin e  Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I. në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu”.

Sipas këtij njoftimi, lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori.

“SHKK-ja ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas këtij institucioni, vetëm autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore