Lajme

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës


Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur në spitalin e Pejës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992”, thuhet në njoftim e SHKK-së.

Aty bëhet me dije se “i njëjti është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur”.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”.

Bëhet me dije se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore.

“Autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore