Lajme

Vdes një grua në Viti, pas një aksidenti trafiku


Foto nga arkiva

Të mërkurën në fshatin Gërmovë të Vitisë, një grua e ka humbur jetën pasi që vetura e saj është përplasur me një autobus.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin e tyre 24 orësh.

“Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës”, thuhet në raport.

Aty theksohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjekët është konstatuar se e njëjta ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore