Kosova

Vdes një 77-vjeçar në një mal që u përfshi nga zjarri në Skenderaj


Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së hënës në një mal që u përfshi nga zjarri në fshatin Rezallë të Skenderajt, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77-vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”, tha Zahiti.

Ai ka shtuar tutje se Policia, me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Zahiti ka theksuar se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore