Lajme

Vdes në moshën 60-vjeçare tastieristi i Depeche Mode


Andrew Fletcher, tastieristi dhe anëtari themelues i grupit elektronik britanik Depeche Mode, ka vdekur në moshën 60-vjeçare. Një deklaratë e lëshuar nga grupi në mediat sociale thoshte: “Jemi të tronditur dhe të mbushur me trishtim të jashtëzakonshëm për vdekjen e parakohshme të mikut tonë të dashur, anëtarit të familjes dhe shokun e grupit Andy ‘Fletch’ Fletcher”.

I formuar në Basildon në fund të viteve 1970, grupi ka publikuar gjithsej 17 dhe ka korrur sukses ndërkombëtar me këngë, nga të cilat ia vlen të përmendim “Enjoy The Silence”, “Personal Jesus” dhe “Just Can’t Get Enough”.

Fletcher lindi në 1961 në Nottingham dhe u zhvendos në Basildon ku formoi grupin Composition Of Sound në fund të viteve 1970 së bashku me Martin Gore dhe Vince Clarke. Me rekrutimin e këngëtarit Dave Gahan, ata ndryshuan emrin e tyre në Depeche Mode.

Grupi elektronik Depeche Mode

Me largimin e Clarke, i cili vazhdoi të formonte Yazoo dhe më pas Erasure, Gore u bë kompozitori kryesor dhe, me shtimin e Alan Wilder, tingulli i grupit mori një kthesë më të errët dhe më gotike. Ata patën sukses të madh ndërkombëtar në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90.

Fletcher la pas një grua, Grainne, me të cilën ishte i martuar për gati 30 vjet, dhe dy fëmijë, Megan dhe Joe.

Një nga artistët e parë që bëri homazhe ishte Lol Tolhurst, anëtari themelues i Cure, i cili shkroi se “e njihja Andin dhe e konsideroja mik. Kemi kaluar shumë nga të njëjtat shtigje kur ishim të rinj. Zemra ime është me familjen e tij, shokët e grupit dhe fansat e DM”.

Llogaria zyrtare e rrjeteve sociale të Pet Shop Boys gjithashtu shprehu ngushëllimin për vdekjen e artistit.

“Fletch ishte një person i ngrohtë, miqësor dhe i qeshur, që e donte muzikën elektronike dhe mund të jepte këshilla të vlefshme për biznesin e muzikës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore