Lajme

Vdes në luftë një ish deputet ukrainas


Një ish-deputet ukrainas, Oleh Barna, i grupit të Partisë së Petro Potoshenkos, vritet në luftë kundër forcave ruse.

Lajmi i vrasjes së Oleh Barna, 55 vjeç, u dha nga një zëdhënës i forcave të mbrojtjes në Tavriisk.

Historia është treguar nga gazeta Kyiv Independent.

Në Telegram dhe rrjete të tjera sociale ka shumë mesazhe në të cilat kujtohet guximi dhe dashuria e Barnës për vendin e tij.

Aktivist i të drejtave të njeriut, Barna ka qenë deputet nga viti 2014 deri në 2019.

Më 24 shkurt 2022, ditën e sulmit rus në Ukrainë, ai ishte regjistruar si vullnetar: ai luftoi në brigadën e 68-të Jager.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore