Lajme

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, Policia fillon hetimet


Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një vdekje e dyshimtë është raportuar në Lipjan.

Bëhet me dije se viktima është grua.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti në fjalë është duke u hetuar.

Një ngjarje tjetër ja ndodhur në qytetin e Suharekës, ku një person është vet-plagosur me armë zjarri.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur”.

Për këtë ngjarje, njësitet përkatëse të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore