Lajme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan


Të shtunën e 25 qershorit, një person është gjetur pa shenja jete në rrugë në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e të njëjtit është konstatuar pas daljes së ekipit mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pranë aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një person tjetër është prangosur nga organet e rendit pasi që i njëjti kishte mashtruar 12 persona duke iu premtuar se do u caktoj termine për viza pune.

“Pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj terminë për viza pune në ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

“Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është MNI 41 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48-orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit.

Sipas raportit të policisë, është arrestuar një femër në komunën e Mitrovicës, pasi dyshohet e kishte keqtrajtuar fëmijën e saj për një vit e gjashtë muaj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj  një vit e gjashtë muaj. Fëmija iu është dhënë në përkujdesje të nënës së të dyshuarës”.

E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore