Lajme

Valentin Inzko për non-papers që ripërcaktonin kufijt ballkanik – “I kisha në sirtar”


Ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko

Ish-përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, ka komentuar non-papers që qarkulluan vitin e kaluar ku përshkruheshin ndryshime të kufijve në Ballkan, duke thënë se “ato ekzistojnë ende”.

Inzko, i cili pati një rol tejet të rëndësishëm në Bosnje, i cili miratoi ligjin për dënim të mohimot të gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, ka treguar se një “dokument të tillë” e ka pasur në sirtar.

Një kopje të intervistës së dhënë ku komentoi për non-papers, e ripublikoi në Twitter edhe Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i cili “thuhej” të kishte qenë autori i këtyre dokumenteve jo-zyrtare.

Ekzistenca e tyre, në format zyrtar, ishte mohuar nga kryeministri slloven dhe anëtarët e Këshillit Evropian, por e gjitha kjo temë kontroverze dhe e ndijshme, sipas deklaratave të Valentin Inzko-s, nuk ka marrë ende epilog.

Në këto non-papers propozhej ricaktimi i kufijve në linja etnike të vendeve të dalura nga Federata e ish-Jugosllavisë, si dhe Shqipërisë.

Më poshtë shihni dokumentarin e realizuar nga Albanian Post për çështjen e non-papers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore