Jetesë & Stil

Vajza, ja pse duhet të hiqni grimin çdo mbrëmje


Përprekja për t’u dukur bukur, ngado që shkojmë, nuk përbën më çudi. Por, krahas kësaj, ka disa gabime që duhet t’i përmirësojmë sa më shpejt.

Nuk është turp për ta pranuar. Të gjithëve na ka ndodhur të flemë pa a hequr grimin. Dhe, diçka e tillë, për lëkurën tuaj është një dëm edhe më i madh.

Sipas dermatologëve, një ndër shkaqet kryesore që çojnë në plakje të shpejtë të lëkurës është edhe fjetja duke qenë të grimuara.

“Sa më shumë të flesh pa e hequr grimin, aq më të mëdha do të jenë dëmet e lëkurës”, thotë dermatologia Jeannette Graf, MD, asistent profesore e dermatologjisë në Mount Sinai Medical Center.

“Lëkura, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, gjatë natës, ka një funksion të madh: të ripërtërijë vetveten. Nëse është e bllokuar nga make up-i, atëherë e humbet këtë funksion dhe i shkakton dëme lëkurës. Është e vërtetë që në ndonjë rast, të gjithë bien në këtë gabim, por gjithmonë mbani parasysh se dëmet më të mëdha në elasticitet, shkëlqim apo rigjenerim i shkakton grimi”, përfundon ajo.

Cilat janë këshillat kryesore të dermatologes:

Asnjë natë mos flini pa pastruar make up-in.

Edhe në rastet kur nuk mund ta bëni këtë, përdorni një letër të lagur.

Vendosi kremin hidratant të natës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore