Lajme

Ushtria irakiane shpall shtetrrethim në Bagdad


Ushtria e Irakut njoftoi një shtetrrethim të hënën e 29 gushtit në të gjithë qytetin për civilët dhe automjetet.

Kjo, për të shuar tensionet në rritje dhe mundësinë e përleshjeve.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.

Mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmuan fillimisht Pallatin Presidencial.

Ky i fundit është një vend kyç takimi për krerët e shteteve irakiane dhe personaliteteve të huaja.

Më 30 korrik, ata sulmuan ndërtesën e parlamentit për të penguar rivalët e al-Sadrit nga formimi i një qeverie.

Menjëherë pasi Muqtada al-Sadr njoftoi tërheqjen e tij “përfundimtare” nga politika, qindra ndjekës të tij nxituan drejt pallatit qeveritar, selia e qeverisë së përkohshme.

Ishte hera e parë që ndjekësit e tij tentuan të shkelin pallatin që kur mijëra prej tyre sulmuan parlamentin e Irakut për të parandaluar rivalët e al-Sadrit të formonin një qeveri.

Protestuesit përdorën litarë për të rrëzuar barrierat e çimentos që çonin në portat e pallatit.

Ushtria e Irakut u bëri thirrje protestuesve që të tërhiqen menjëherë nga Zona e Gjelbër.

Al-Sadr i Irakut kërkon shpërndarjen e parlamentit, zgjedhje të parakohshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore