Kosova

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private


Universiteti i Prishtinës.

Profesorëve të Universitetit të Prishtinës, u është ndaluar që të punojnë edhe në kolegje private.

Ky vendim është marrë të premten nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Derisa lajmin e ka bërë të ditur anëtari i këtij këshilli, Altin Sahiti.

“Vendim që ka vonuar për 24 vite, por që në mbledhjen e fundit me propozimin tim dhe me përkrahjen e Anëtarëve kemi ndaluar që Profesorët t’i ndihmojnë konkurrencës në plan programet dhe aktivitetet e tyre!”.

“Njëkohësisht është hequr një e padrejtë që i ka ndaluar Profesorët Universitar me qenë pjesë e Trupave Kolegjiale Profesionale si Borde në Ndërmarrje Publike, Trust, BQK, KKRF etj”, thotë Sahiti.

Sipas tij, vendimet janë të bazuara mbi parimet etike, ndërsa ka thënë “se vazhdojnë me reformimin e Universitetit më të mirë në vend”.

Në tri universitete publike në dy vitet e fundit ka pasur rënie të numrit të studentëve që kanë aplikuar.

Arsyet sipas zyrtarëve dhe ekspertëve variojnë që nga migrimi dhe çështjet teknike, megjithëse faji po i vihet edhe hapjes së vonshme të konkurseve në këto universitete.

Në Kosovë funksionojnë shtatë universitete publike, në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore