Lajme

Universiteti i Oxford-it nis testimet e reja të vaksinës kundër Ebolës


Hetuesit në Universitetin e Oksfordit thanë se përparimet e fundit mjekësore kanë çuar në miratimin e vaksinave kundër virusit Ebola

Kanë filluar provat klinike për një vaksinë të re kundër Ebolës të zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it.

Ilaçi është projektuar për të trajtuar llojet e Ebolës në Zaire dhe Sudan, të cilat së bashku kanë shkaktuar pothuajse të gjitha shpërthimet dhe vdekjet e Ebolës në mbarë botën.

Universiteti i Oxford-it ka nisur fazën e parë të provave të tij, duke testuar vaksinën në njerëz vullnetarë.

Ndërkaq, vaksinat ekzistuese deri më tani kundër Ebolës janë vetëm për speciet “Zaire”, por studiuesit e Oxford-it shpresojnë se vaksina e re do të ketë një shtrirje më të gjerë.

Hetuesja kryesore shkencore në Universitetin e Oxford-it, Teresa Lambe, ka thënë se bota ka nevojë për vaksina që do ta mbronin nga sëmundja e Ebolës.

Teresa Lambe -Hetuese shkencore pranë Universitetit të Oksfordit

“Shpërthimet sporadike të Ebolavirusit ende ndodhin në vendet e prekura, duke vënë në rrezik jetën e individëve, veçanërisht punonjësve shëndetësorë të vijës së parë”.

“Ne kemi nevojë për më shumë vaksina për të trajtuar këtë sëmundje shkatërruese”, ka thënë Lambe

Aktualisht, ka katër lloje të virusit Ebola që dihet se shkaktojnë sëmundje te njerëzit dhe këto, “Zaire” është më vdekjeprurësi, duke shkaktuar vdekje në 70% deri në 90% të rasteve nëse nuk trajtohet.

Vaksina e re e zhvilluar nga shkencëtarët e Oxford-it bazohet në një version të dobësuar të një virusi të ftohjes së zakonshme që është modifikuar gjenetikisht në mënyrë që të jetë e pamundur që të riprodhohet te njerëzit.

Ilustrim.

Madje, kjo metodë tashmë është përdorur me sukses në vaksinën “Oxford-AstraZeneca” kundër COVID, shkruan “BBC”.

Në fazën e parë të provave do të marrin pjesë 26 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç, të cilët do të vaksinohen me nga një dozë të vaksinës “ChAdOx1 biEBOV Ebola” në ambientet e Universitetit të Oxford-it dhe më pas ata do të monitorohen për një periudhë gjashtëmujore, me rezultatet që priten të publikohen në tremujorin e dytë të 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore