Lajme

“Unë jam në ndërtesë të komunës, s’mund të flas më shumë”, kryetari i ri i Zubin Potokut


Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili u betua një ditë më parë për të marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit në zyrën për komunitete, i ka thënë Albanian Post, përmes telefonit, se tashmë është vendosur në objektin e komunës.

“Unë në komunë jam, nuk mund të flas më shumë”, u përgjigj shkurt Zeqiri, në pyetjen e Albanian Post.

Qeveria, pa pajtimin amerikan, e vendosur t’i kthejë objektet komunale në Veri

Çfarë po ndodhë?

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të marrë objektet komunale nga strukturat paralele dhe kryetarët e rinj ta vazhdojnë mandatin në ndërtesat e komunës.

Sipas të njëjtave burime, qeveria paraprakisht i ka njoftuar edhe ambasadat e shteteve të QUINT-it (ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali) në Kosovë, por nuk ka gjetur pajtimin e tyre për këtë veprim.

Megjithatë, institucionet e Kosovës janë të vendosura të vazhdojnë me planin.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore