Lajme

Ukrainë/ Zelensky kërkon mbështetjen e Biden-it kundër Rusisë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga homologu i tij amerikan, Joe Biden, mbështetje të plotë për të luftuar Rusinë pas përmbylljes së luftës në Afganistan.

Më parë, Zelensky ishte i ftuar në Washington nga Biden. Mirëpo, takimi ishte disi zhgënjyes, pas dështimit të sanksionimit të Rusisë, mbi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Me kalimin e këtij të fundit nga Rusia në Gjermani, të gjitha mundësitë negociuese të vendeve të Evropës Lindore karshi Kremlinit, ranë poshtë.

Sipas disa raportimeve, Zelensky ka vizituar edhe Pentagonin, vetëm pak orë pas përfundimit të tërheqjes së amerikanëve nga Kabuli.

Nga aty, ai ka marrë shkas për të bërë këtë kërkesë për mbështetje amerikane ndaj Ukrainës.

Sekretari amerikan për Mbrojtjen, Lloyd Austin, ka qenë ai i cili i ka siguruar mbështetje të plotë ukrainasve për të ndalur konfliktin me Rusinë. Kjo, pas aneksimit të gadishullit të Crimea-s në vitin 2014.

Një paketë e re armatimesh, prej 60 milionë dollarësh, pritet të jepet për Kievin.

Në të përfshihet edhe një sistem anti-raketë. Ndërsa, që prej 2014-ës, 2.5 miliardë dollarë janë investuar nga SHBA-të në Ukrainë.

Gjatë periudhës së këtij konflikti, rreth 13 mijë ukrainas janë vrarë.

“Nuk kemi kohë të mendojmë mbi strategji të tjera”, tha Zelensky pas takimit me amerikanët. “Duhet të mbahemi me çfarë kemi për të shmangur humbje të tjera”.

Ndërsa kërkesa kryesore anonte për nga një flotë detare të mbështetur nga partnerët.

Përtej tërheqjes së rusëve në prill, armatimet e tyre mbeten ende në rajonin e Donbass-it. Ndaj, ukrainasit i druhen rikthimit të zjarrit të mundshëm mes dy vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore