Lajme

Ukraina vijon të ketë superioritet ajror ndaj Rusisë


Pas thuajse nëntë ditë luftimesh mes Ukrainës dhe Rusisë, Kievi vijon të ketë në gjendje pjesën më dërrmuese të flotës së saj ajrore dhe, po ashtu, ka ruajtur përparësinë territoriale ajrore ndaj Rusisë.

Këto janë raportimet nga disa gazetarë amerikanë pranë Pentagonit, të cilët kanë marrë informacionet e fundit lidhur me luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.

Sipas tyre, në flotën ukrainase, përfshihen avionët, helikopterët dhe dronët e ndryshëm ushtarakë.

Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë pohuar po ashtu se situata reale në Ukrainë është kjo, duke e cilësuar si një lajm shumë të rëndësishëm dhe domethënës për rrjedhën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa u përket forcave tokësore, ende nuk ka njoftime mbi të dhënat e logjistikës së tyre, por përtej qytetit jugor të Kherson-it, fortesat e tjera të mëdha ukrainase qëndrojnë në këmbë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore