Lajme

Ukraina çliroi 12 vendbanime pranë Kherson-it, thotë komandanti ukrainas


Të mërkurën e 9 nëntorit, Ukraina ia doli të çlirojë 12 vendbanime në rajonin Kherson.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar mesazhin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

“Vetëm gjatë ditës së kaluar, në drejtim të Petropavlivka-Novoraisk, njësitë e Forcave të Mbrojtjes përparuan 7 kilometra, morën kontrollin e 6 vendbanimeve, u kthyen deri në 107 kilometra katrorë territor në Ukrainë. Në drejtim të Pervomaiske-Kherson, ne përparuam 7 kilometra, morëm nën kontroll 6 vendbanime, sipërfaqja e tokës së liruar është 157 kilometra katrorë”, theksoi komandanti ukrainas .

Zaluzhny gjithashtu raportoi se në drejtimin Kherson që nga 1 tetori, përparimi i trupave ukrainase në thellësinë e mbrojtjes së armikut është deri në 36.5 kilometra, dhe sipërfaqja totale e territorit të rikapur arrin 1 mijë e 381 kilometra katrorë.

Gjatë kësaj kohe, Ukraina ishte në gjendje të rimarrë kontrollin mbi 41 vendbanime.

Sipas Zaluzhnyi-t, në drejtimin Kherson, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan rrugët logjistike dhe sistemin mbështetës dhe shkelën sistemin e kontrollit të trupave “të armikut”.

Prandaj forcave ruse nuk i mbeti zgjidhje tjetër veç arratisjes.

Në të njëjtën kohë, Komandanti i Përgjithshëm deklaroi se nuk mund të konfirmonte ose mohonte informacionin për të ashtuquajturën tërheqje të trupave pushtuese ruse nga Kherson-i.

Çfarë fshihet pas tërheqjes ruse nga Khersoni?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore