Momente

UFC/Overeem: “Volkov, je një luftëtar i vërtetë”


Përparimi i fundit i Alistar Overeem për të marrë titullin e peshave të rënda në UFC mbaroi të shtunën e javës së shkuar, pasi Alexander Volkov fitoi bindshëm kundër tij.

Në dy raundet e para 32 vjeçari Volkov (33–8–0), devijoi pjesën më të madhe të overhand-ave të Overeem-it (47–19–0) dhe jo vetëm, por tregoi rezistencë më të lartë për të përthithur dëmin e goditjeve që arritën të depërtojnë tek ai.

Dy minuta pasi nisi raundi i dytë, 40-vjeçari Overeem kish mbaruar, gjendja e tij ishte tepër kritike për të vazhduar me të njëjtin ritëm dhe motivim – Volkov e rrahu aq keq, sa e kishte mbuluar në gjak.

Dy ditë përpara, Overeem postoi një foto në Instagram, në të cilën njeh epërsinë e kundërshtarit të tij nga Rusia dhe njëkohësisht e pranoi disfatën me modesti.

“Përgëzime për fitoren Volkov, je një luftetar i vërtetë!”

“…Nuk munda ta marr veten pas grushtit në raundin e parë, i cili më theu hundën. Prioriteti im tani është të shërohem e të kaloj kohën e merituar me familjen time. Do të kthehem në palestër së shpejti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore