Lajme

U plagos gjatë bombardimeve në maternitet, ndërron jetë gruaja shtatzënë


Një nga gratë që vuajti gjatë bombardimeve të një materniteti në Mariupol nga trupat armike ruse vdiq së bashku me fëmijën e saj të palindur.

Kjo u bë e ditur nga Asya Dolina, gazetare e Zërit të Amerikës, e cila raportoi lajmin në median sociale “Facebook”.

“Vajza e parë shtatzënë nga video/foto reportazhet nga vendi i bombardimit të spitalit të fëmijëve numër tre në Mariupol (materniteti), ajo që u transportua me barelë, nuk mbijetoi. Dhe fëmija i saj i palindur nuk mbijetoi”, thekson Dolina në raportimin e saj.

Informacioni u konfirmua edhe nga fotografi Yevgeny Maloletka, i cili pasqyroi gjithë situatën tragjike me lenten e tij për Associated Press.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore