Sport

Tyson kritikon Mayweather-in për pretendimin se është më i madh se Muhamed Ali


Dy nga emrat më të mëdhenj në botën e boksit, Mike Tyson dhe Floyd Mayweather po “përleshen” jashtë ringut të boksit.

Floyd Mayweather ka qenë një nga boksierët më të njohur në vitet e fundit dhe ai e përfundoi karrierën e tij i pamposhtur në vitin 2017.

Tyson kujton se në një moment luftëtari amerikan e krahasoi veten me Muhamed Ali, madje e quajti veten superior, diçka që Tyson nuk i pëlqente aspak.

“Mos më thuaj se je luftëtari më i madh me 50-0”, tha Tyson në podkastin e tij.

“Je i mrekullueshëm, pa dyshim, por 50-0? Julio Cesar Chavez kishte 90.

“Ai po luftonte si, çfarë? Tetë herë në vit? Kundër kujtdo që ishte në renditje.

“Ai nuk po zgjidhte. Ishte “kush të duash, hajde”.

Pak kohë më parë Mayweather vendosi të bëjë komente për Aliun, duke e krahasuar veten me legjendën.

“A është Ali i njëjti luftëtar që u rrah nga një luftëtar me shtatë luftime?” tha Mayweather.

“Leon Spinks mundi Muhamed Aliun kur ai pati vetëm shtatë luftime. Ne thjesht po themi të vërtetën”.

Tyson e veçoi këtë argument gjithashtu, duke kritikuar më tej Mayweather.

“Ai është shumë deluzional”, tha Tyson për Mayweather.

“Nëse ai do të ishte diku afër asaj mbretërie të Muhamed Aliut, ai do të ishte në gjendje t’i çonte vetë fëmijët e tij në shkollë.

“Ai nuk mund t’i marrë fëmijët e tij në shkollë vetëm dhe ai po flet se si është i mrekullueshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore