Teknologji

Twitter-i heq censurën në Indi


Media sociale, Twitter, riktheu llogaritë e pezulluara të përdoruesëve në Indi, të cilat lidheshin me protestën e fermerëve, pas 12 orësh pezullimi.

“Në përpjekjen tonë për t’i bërë kudo të disponueshme shërbimet tona për njerëzit, mund të jetë e nevojshme të heqim dorë nga qasje me përmbajtje të caktuara në një vemd të veçantë herë pas here”, ka qenë qëndrimi i Twitter-it lidhur me çështjen.

Sipas TechCrunch, faqe kushtuar të rejave teknologjike, Twitter-i pezulloi disa llogari në platformën e tij të cilat lidheshin me protestën e fermerëve në Dehli të Indisë kundër ligjeve të reja të diskutueshme të fermave qëndrore. Pas 12 orësh llogaritë janë hapur përsëri.

Mes llogarive të pezulluara bënin pjesë edhe ato me profil të lartë duke përfshirë edhe median investigative, Caravan.

TechCrunch bën me dije se veprimi i Twitter-it shkaktoi zemërim dhe konfuzion mes përdoruesëve të cilët kërkojnë një shpjegim lidhur me këtë situatë.

Pezullimi i llogarive në platformën Twitter i individëve dhe organizatave nisi me debatet e krijuara në median sociale.

Twitter-i shpjegoi se pezullimi i llogarive erdhi në përgjigje të një kërkese gjykate dhe ka të bëj me mbajtjen e të gjithë specifikimit të llogarisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore