Aplikacione

Twitter-i braktis algoritmin e prerjes së imazheve


Media sociale, Twitter, ka braktisur një algoritëm i prerjes së imazheve pasi zbuloi se sistemi i automatizuar ishte i njëanshëm.

Agjencia e lajmeve, CNN, zbulon se lëvizja e Twitter-it ka ardhur pas ankesave të disa përdoruesve, të cilët kanë shkruar se kishte një preferencë ndaj shfaqjes së fotografive të njerëzve të bardhë në pamjet paraprake të tweet-eve.

Një nga drejtuesit e inxhinierisë së software-it për ekipin e etikës dhe transparencës në Twitter, Rumman Chowdhury, është shprehur se kompania arriti në përfundimin se pas testimeve të paragjykimeve në bazë të gjinisë dhe racës, algoritmi rezultoi i njëanshëm.

Përmes një letra studimore shoqëruese, zëdhënësi ka paraqitur detaje mbi sistemin e padrejtë. Kjo pasi në një testim me imazhe rastësore të njerëzve të gjinive dhe racave të ndryshme, u favorizuan njerëzit e bardhë krahasuar me ata me ngjyrë, si dhe gratë krahasuar me burrat.

Ky reagim i kompanisë vjen muaj më vonë nga thënia e saj se do të merrej me algoritmin për të vërejtur se si paragjykimi mund të depërtojë në sistemet kompjuterike që kanë për qëllim të kryejnë detyra që njerëzit janë shpesh më të mirë për t’i bërë.

“I konsideruam shkëmbimet mes shpejtësisë dhe qëndrueshmërisë së prodhimeve të automatizuar me rreziqet e mundshme që hasëm në këtë hulumtim”, ka sqaruar zëdhënësi.

Chowdhury ka shtuar se “një nga konkluzionet tona është se jo gjithçka në Twitter është një kandidaturë e mirë për algoritëm dhe në këtë rast, mënyra e prerjes së një imazhi është një vendim më i mirë i marrë nga njerëzit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore