Aplikacione

Twitter, bye bye Project Veritas


Media sociale, Twitter, ka ndaluar përgjithmonë një llogari që i përkiste grupit konservator, Project Veritas, i cili ështe themeluar nga aktivisti James O’Keefe.

Agjensia e lajmeve, CNN, bën me dije se vendimi i marrë pasoi fjalën e zëdhënësit të Twitter-it se ishte një shkelje e përsëritur e politikave të platformës që ndalojnë ndarjen e informacionit privat të njerëzve të tjerë pa pëlqimin e tyre.

Mirëpo, Twitter-i nuk ka pranuar të tregojë se cilat ishin tweet-et specifike që kanë shkaktuar zbatimin e vendimit.

Nga ana tjetër, vet grupi ka deklaruar në kanalin e tyre publik në Telegram se pezullimi ndodhi pas publikimit të një videoje në të cilën, Project Veritas, grumbulloi Facebook VP-të e Integrity-t në shtëpinë e vet.

“Project Veritas po e apelon këtë vendim pasi nuk është shkelur asnjë privatësi”, sqaroi grupi në Telegram.

CNN shkruan se Twitter-i ka bllokuar përkohësisht edhe llogarinë personale të O’Keefe për shkelje të së njëjtës natyrë dukë i kërkuar atij të hiqte përmbajtjen shkelëse para se të rimarrë lejen për të postuar përsëri në Twitter.

Në një deklaratë për CNN, O’Keefe ka theksuar se ideja që videoja përmbante informacione private ishte false. Ndërkohë, vet platforma ka konfirmuar se pezullimi i llogarisë së grupit është i përhershëm dhe përfundimtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore