Lajme

Turqia synon një bazë të sigurt financiare për tregun e kriptomonedhave


Prioriteti i parë i rregullores së Turqisë për kriptomonedhën do të jetë transparenca, siguria dhe auditueshmëria

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Mustafa Elitas, ka mohuar akuzat se një taskë prej 40 përqind do të vendoset mbi fitimet e kriptomonedhave.

Kurse një propozim i ligjit për të rregulluar platformat lokale të këmbimit të kriptomonedhave, pritet të dorëzohet në parlamentin turk në javët e ardhshme, raporton Daily News.

Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar se ligji i ri do të “synojë rregullimin e sistemit [të kriptomonedhës lokale], parandalimin e akteve keqdashëse, mbrojtjen e investitorëve dhe kundërshtimin e ankesave”.

Duke treguar disa projektligje të përmendura në raportet e medias, Elitas është shprehur se: “çdo individ apo institucion mund të përgatisë një draft, por parlamenti i madh do të ketë fjalën e fundit”.

Ai muajin e kaluar kishte ftuar në parlament, 13 përfaqësues të platformave të kriptovalutave të cilat operojnë në Turqi.

Në këtë takim kishin marrë pjesë zyrtarë të lartë nga Ministria e Thesarit dhe Financave, Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare (BDDK), Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) dhe Banka Qendrore.

Ndërkaq, anëtarët e lartë të stafit të AKP-së po shqyrtojnë rregulloret në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, raportoi e përditshmja “Milliyet” më 6 janar.

Prioriteti i parë i rregullores së Turqisë për kriptomonedhën do të jetë transparenca, siguria dhe auditueshmëria e platformave të këmbimit për të mundësuar transaksione të sigurta, thanë burimet anonime të AKP-së për të përditshmen.

Duke mohuar fuqimisht se do të vendosej një taksë prej 40 përqind mbi kriptomonedhat, ata thanë se qëllimi i dytë kryesor i rregullores do të jetë krijimi i një mjedisi të përshtatshëm financiar për rritjen e shëndetshme të këtyre bizneseve.

Tregu i kriptomonedhave në Turqi është ndër pesë vendet më të mira në botë, me afro 5 milion llogari të platformës së kriptovalutave.

Në dhjetor të vitit të kaluar MASAK gjobiti “Binance”- platforma më e madhe në Turqi – ose “BN Teknoloji”, me 8 milionë lira turke (afërsisht 634 mijë dollarë) në lëvizjen e parë kundër një platforme kriptomonedhe nga një mbikëqyrës.

Ndërkaq, “Binance Turkey” tha se komunikimi dhe bashkëpunimi i “hapur” me autoritetet mbikëqyrëse përpiqet të “krijojë një ekosistem të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të sigurt”.

Ndalimi i Bankës Qendrore për përdorimin e kriptomonedhave për kryerjen e pagesave, që u prezantua si përgjigje ndaj pretendimeve se transaksione të tilla janë shumë të rrezikshme, hyri në fuqi më 30 prill të vitit të kaluar.

Ndërsa me 4 maj të vitit të kaluar, MASAK publikoi një udhëzues për ofruesit e shërbimeve të aseteve kripto.

Dhe sipas udhëzimeve, platformat e shkëmbimit të kriptove kanë të drejtë të verifikojnë identitetin e pajtimtarëve, të raportojnë transaksione të dyshimta dhe tregti me volum të lartë.

Në rast të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, kompanitë e shkëmbimit të kriptove mund të gjobiten nga MASAK dhe në rast të përsëritjes, pronarët e tyre mund të ndiqen penalisht.

Këto lëvizje erdhën pasi disa platforma të kriptomonedhave u mbyllën papritur, duke lënë mijëra investitorë në humbje të rënda.

Sipas kompanisë CoinGecko, Binance, ka vëllim ditorë të tregtimit rreth 320 milionë dollarë. Më shumë se 30 platforma të kriptomonedhave të bazyara në Turqi

Krimi i bazuar në kriptovaluta arriti një rekord të lartë në vitin 2021 pasi pagesat e përgjithshme ligjore arritën në një kulmin e të gjitha kohërave, zbuloi grupi i të dhënave Chainalysis më 6 dhjetor, të vitit të kaluar.

Transaksionet kriminale, që përfshijnë bitcoin dhe koleget e tij, arritën në 14 miliardë dollarë, 79 për qind më shumë nga 2020. sipas analizave të grupit.

Ndërkohë, pagesat totale të kriptomonedhave u rritën me 567 përqind në 15.8 trilion dollarë nga viti në vit, tha Chainalysis, pasi sektori fitoi një mbështetje të fortë nga financat tradicionale.

Kriptovalutat janë shumë të paqëndrueshme, megjithatë, vlera e bitcoin-it udhëheqës të sektorit ka rënë ndjeshëm ditët e fundit. Më 7 janar, bitcoin ra në 41,008 dollarë, një nivel i paparë që nga fundi i shtatorit të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore