Lajme

Turqia nënshkruan marrëveshje me SHBA-në për tregtinë e antikave


Një marrëveshje midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të luftuar tregtinë e paligjshme të antikave dhe pasurive të tjera kulturore ka ndarë historianët në dy grupe.

Disa janë mbështetës së saj dhe pjesa tjetër mendon se kjo marrëveshje do të lejë në harresë trashëgiminë e pakicave, e cila momentalisht po përballet me neglizhenca të shumta.

Një memorandum mirëkuptimi i nënshkruar muajin e kaluar, imponon kufizime të importit për në SHBA, mbi objektet arkeologjike që qeveria turke nuk i ka licencuar për largim nga vendi.

Qëllimi është të zvogëlohet mundësia për plaçkitje e materialit të arkeologjik dhe etnologjik, që përfaqëson trashëgiminë kulturore të Turqisë.

Marrëveshja zgjeron gjithashtu shkëmbimet kulturore midis dy vendeve

Një profesor i Universitetit të Chicago-s, shprehet se kjo do të sjellë më shumë ekspozita ose ndërveprime afatgjata midis muzeumeve të SHBA-së dhe Turqisë.

Marrëveshja, mund të lehtësojë gjithashtu sfidat për arkeologët amerikanë, që përballen me pengesa burokratike në gërmimet kryesore.

Rregullat e reja nuk do të zbatohen te të gjitha objektet kulturore, ku disa janë të mbajtura nga koleksionistët dhe muzetë perëndimorë.

Turqia po përpiqet riatdhesojë shumë prej objekteve që i janë vjedhur. Vitin e kaluar, shteti turk njoftoi se ka kërkuar kthimin e dy artefakteve të saj të ndodhura në Angli. Përkatësisht një skulpturë dhe një sarkofag me tre pjesë, që datojnë nga viti 3 mijë-2 mijë para erës sonë.

Turqia është e mbushur me gjurmë të qytetërimeve të panumërta, nga tempujt neolitikë në amfiteatrot romakë deri katedralet mesjetare dhe xhamitë osmane.

Aspendos dikur ishte një qytet grek dhe shtëpia e një prej teatrove më të mirë në botë

Kritikët akuzojnë qeverinë me rrënjë islamike, për përparësi të periudhave dhe kulturave të caktuara, të motivuara nga të ardhurat e turizmit ose politikat nacionaliste.

Vende dhe objekte nga periudha helenistike e Turqisë tërheqin miliona vizitorë çdo vit, ndërsa trashëgimia bizantine dhe armene shpesh neglizhohet ose vuan nga puna e restaurimit nën standard.

 

Një kishë armene e shkatërruar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore