Lajme

Turqia ka dëbuar mbi 8 mijë e 500 persona të dyshuar për terrorizëm


Ndërtesa e Qeverisë Turke

Turqia më shumë se 8 mijë e 500 luftëtarë të huaj ka dëbuar nga vendi që nga fillimi i luftës civile në shtetin fqinjë të saj, Siri, 10 vite më parë.

Lidhur me këtë numër të të dëbuarëve për një dekad ka njoftuar Ministria e Punve të Brendshme e Turqisë.

Sipas njoftimit thuhet se të dyshuarit për terrorizëm ishin nga 102 shtete, përfshirë 44 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe 1 mijë e 75 nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE).

Në shtetet e BE-së brenda vitit 2021 janë depërtuar 61 persona.

Ushtar i forcave ushtarake turke

Në emër të ruajtjes së sigurisë së brendshme dhe asaj jashtë kufijëve të Turqisë është bërë i tërë ky dëbim thonë autoritetet turke.

Personat e dëbuar ishin larguar nga vendet e tyre për t’iu bashkuar grupeve militante si Shteti Islamik (ISIS) dhe Partisë Punëtorë të Kurdistanit (PKK), si dhe degës së saj në Siri, thonë autoritetet turke.

Pjesëtarë të ISIS-it në Siri

Nga ana tjetër nga viti 2016, Turqia ka ndërmarrë disa operacione ushtarake në veri të Sirisë dhe ka një prani të forcave të saja në provincën veriperëndimore të Idlibit, si dhe zona të tjera brenda kufirit sirian.

Aktualisht forcat turke po kryejnë operacione kundër PKK-së në Irakun Verior.

Më 2015 dhe 2016 grupi ekstremist i ashtuquajtur Shteti Islamik (ISIS) kreu një numër sulmesh të mëdha terroriste në brendi të Turqisë, kryesisht në vendet afër brezit kufitar me Sirinë.

Sulmet brenda territorit turk kryesisht ishin shtuar duke lënë qindra të vrarë pasi Ankaraja zyrtare iu kishte bashkuar koalicionit ndërkombëtar për të luftuar militantët, transmeton Anadolu Agency.

Nga ana tjetër Partisë Punëtorë të Kurdistanit (PKK) është në konflikt me autoritetet turke që nga viti 1984, të cilët kërkojnë formimin e shtetit të tyre në një pjesë të territorit turk, sirian dhe atij irakian.

Një pjesëtarë i ushtrisë YPG/PKK dhe një pjesëtar i ushtrisë amerikane në Siri duke bashkëbiseduar

PKK-ja konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe shumica e shteteve perëndimore.

Mirëpo, për një periudhë kohore dega siriane e PKK-së ishte e rëndësishme në mbështetjen e përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-ja për të mposhtur luftëtarët e Shtetit Islamik në Sirinë veriperëndimore, gjithashtu bashkëpunim të ngushtë kishte edhe mes SHBA-ve dhe kurdëve në Irak, përkatësisht në provincën e Kurdistanit.

Peshmerga

“Peshmerga” ishte ushtria e kurdistanit e komanduar nga Bagdadin zyrtar ajo që arriti të mund forcat terroriste të ISIS-it në Irak.

Mirëpo, lidhjet e Uashingtonit me luftëtarët kurdë kishin shtuar tensionet mes SHBA-së dhe Ankarasë, por në një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Ankarasë, forca kurde kishin kaluar edhe nëpër territorin turk për mposhtjen e ISIS-it në qytetin e Cobane të Sirisë.

Cobane

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore