Shqipëria

Turqia heq kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se Turqia i ka hequr të gjitha masat lidhur me COVID-19.

Në njoftim theksohej se tashmë të gjithë udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht drejt shtetit turk për çfarëdolloj arsyeje.

Konkretisht kriteri i paraqitjes së testit PCR-Antigjen është hequr që prej datës 1 qershor.

Prej dy vitesh, pandemia COVID-19 bllokoi shtetet duke bërë që vendet të vendosnin masa dhe kufizime për mospërhapjen e coronavirus-it.

Tashmë dy vite pas ku dhe virusi është zbutur shtetet nisën gradualisht heqjen e masave kufizuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore