Lajme

Turqia bllokon hyrjen e anijeve luftarake në Detin e Zi


Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka bërë me dije se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet e saj me Rusinë ose Ukrainën.

Ama ka shtuar se Ankaraja do të zbatojë një pakt për kalimin detar nga ngushticat e saj për të parandaluar një përshkallëzim të luftës.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet.

Erdogan, përpos të tjerave, ka kritikuar qëndrimin “e pavendosur” të SHBA-ve dhe fuqive perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës.

Për të, qasja e ndjekur është shenjë e një rendi ndërkombëtar të dështuar.

Sipas tij, Turqia nuk do të bëjë kompromis nga angazhimet e saj ndaj aleancave të saj, duke përfshirë NATO-n.

Por gjithashtu nuk mund të kthejë mbrapsht “interesat kombëtare” në rajon.

Sakaq, ai ka përsëritur se pushtimi rus është i papranueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore