Bota

Turqi-Iran konfirmojnë marrëdhëniet e tyre miqësore


Turqia dhe Irani kanë zhvilluar diskutime mbi zhvillimet e fundit në Kaukaz, Siri, Irak dhe Gjirin Persik. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

“Është me rëndësi të jepet kontribut në pushimin e konfliktit të Kaukazit Jugor”, shpjegon Çavusoglu-ja. “Së bashku me vëllain tim iranian, Javad Zarif, i kemi diskutuar këto çështje”.

Një pikë tjetër që ai ka theksuar, është stabiliteti në Siri dhe Irak. Çavusoglu-ja, ka lënë të hapur edhe një mundësi bashkëpunimi me Afganistanin.

“Shteti ynë dhe i Iranit, dëshiron të vendosë një mekanizëm trepalësh me Afganistanin”.

Turqia dhe Irani, kanë qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë, të përfshira në çështjet e Lindjes së Mesme. Përsa i përket Gjirit Persik, kemi një përmirësim të marrëdhënieve midis Katarit dhe Arabisë Saudite. Kjo i ka hapur rrugë edhe përmirësimit të raportit Turqi-Arabi Saudite.

Ky postim i Çavusoglu-së, shfaq dy elemente kryesore: Së pari, influencën dhe rolin që dy vendet duan të kenë në rajon. Së dyti, mesazhin e qartë ndaj diplomacisë amerikane, se Turqia mund të jetë ndërmjetësja e Izraelit dhe Iranit, në një tavolinë rajonale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore