Sport

Turneu më i vjetër i tenisit, Wimbledon, fillon nesër


Fusha kryesore e Wimbledon, "Centre Court"

Në vitin 1877, u krijua turneu më i vjetër i tenisit, Wimbledon.

Fillimisht, ai mbahej në periferi të Londrës, një turne në fusha me bar, siç vazhdon të jetë edhe tani.

U krijua 144 vite me parë, por ky do të jetë edicioni i 133-të.

Kjo për shkak se, gjatë viteve të Luftërave Botërore, turneu nuk u organizua, dhe një vit shkoi dëm edhe në vitin 2020, për shkak të pandemisë COVID-19.

Legjenda e tenisit, zvicerani Roger Federer, ka fituar më shumë tituj të turneut britanik, plot tetë.

Zvicerani, po ashtu, ka fituar më shumë tituj me radhë, pesë, nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Federer konsiderohet një ndër favoritët edhe në këtë kompeticion, dhe rrugëtimin e tij e hap të martën e 29 qershorit, përballë numrit 42 të botës, francezit Adrian Mannarino.

Kampion në fuqi i Wimbledon është serbi Novak Djokovic.

Djokovic ka fituar pesë herë titullin prestigjioz në Angli, duke fituar edhe dy edicionet e fundit, në 2018 dhe 2019.

Serbi e hap turneun nesër, në orën 12:00, me përballjen kundër britanikut numër 250 në listën ATP, Jack Draper.

Djokovic synon të vazhdojë formën e mirë, pas fitores në “Roland Garros”.

Tjetër favorit është numri katër i botës, Stefanos Tsitsipas, i cili e nis rrugëtimin përballë amerikanit Frances Tiafoe.

Nadal nuk do të marrë pjesë në këtë turne.

Numri dy i botës, Daniil Medvedev, rrugëtimin e tij e nis përballë Jan-Lennard Struff.

Fituesi i Wimbledon-it, merr plot 35.2 milionë funta britanike.

Finalja e këtij edicioni do të luhet në të njëjtën ditë me atë të EURO 2020, më 11 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore