Lajme

Tubim në Prishtinë për Ukrainën


Në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës, organizatat joqeveritare dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë organizuar një tubim. Ata kanë lajmërur se do të mblidhen të hënën nga ora 12 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Njoftimin e ka bërë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Shkatërrimi i infrastrukturës, pastrimi i fshatrave dhe qyteteve nga makineritë ushtarake, radhët e gjata të njerëzve duke kaluar kufijtë për të qenë më të sigurt, janë kujtimi i freskët i Luftës nëpër të cilën ka kaluar populli ynë”.

“Andaj, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje me popullin Ukrainas, përfaqësuesit legjitim të popullit Ukrainas e në mbështetje të luftës së tyre heroike për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, ju ftojmë që të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, ditën e Hënë me datë 7 mars 2022, në mesditë, në ora 12:00h”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebok.

Ai ka shkruar se në këtë tubim do të kërkohet ndalja e luftës dhe pushtimit të Ukrainës.

“Mbledhimi para Teatrit Kombëtar është tregues i përcaktimit dhe bashkimit të popullit të Kosovës me të gjithë popujt paqedashës, që po protestojnë nëpër sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike për ta kundërshtuar luftën dhe agresionin Rus dhe që hapur e pa hezitim po kërkojnë ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës”.

“Ne si popull, gjatë agesionit Serb në Kosovë kemi gjetur përkrahjen nga shtetet dhe popujt demokratik në ditët me të vështira të historisë sonë të re, kësisoj solidarizohemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen e madhe, që populli Ukrainas po kalon këto ditë. Ju ftojmë, që me vete të merrni shiritat me ngjyra të flamurit Ukrainas apo të visheni dhe të mbani në duar pankarta dhe flamujt të Ukrainës dhe shteteve demokratike”, shkroi Abazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore