Lajme

Tubim kundër luftës në Almaty, Kazakistan: Jo diktatorëve gjakatarë


Një tubim kundër luftës duket se po zhvillohet në Almaty, Kazakistan, sipas një morie postimesh në mediat sociale këtë mëngjes.

Gazetarja me bazë në Almati për “The Economist”, Joanna Lillis, postoi një seri fotosh nga protesta krahas mbishkrimit: “Lenini i veshur me blu dhe të verdhë në tubimin kundër luftës në Almaty Kazakistan – ‘jo diktatorëve gjakatarë’ lexohet në pankartë”.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore