Lajme

Trupat ruse mbërrijnë në kufirin me Gjeorgjinë, ku po largohen me mijëra qytetarë


Trupat ruse kanë mbërritur në pikën e kontrollit Verkhny Lars në kufirin me Gjeorgjinë.

Në këtë pikë kufitare me mijëra rusë po grumbullohen duke u përpjekur të largohen nga vendi.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari bjellorus Tadeusz Giczan.

Sipas tij, dëshmitarët okularë thonë se forcat ruse po vendosin një bllokim në rrugë.

Qytetarët rusë po ikin në Gjeorgjinë fqinje për të shmangur thirrjen për të luftuar në Ukrainë.

Kjo, duke ndjekur urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar qindra mijëra rezervistë.

Agjencia Reuters raporton se gjatë të dielës, pritja e vlerësuar për të hyrë në Gjeorgji ishte 48 orë, me më shumë se 3 mijë automjete në radhë për të kaluar kufirin.

Kryeqyteti i Gjeorgjisë Tbilisi kishte parë tashmë një fluks prej rreth 40 mijë rusësh qëkurse Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, sipas statistikave të qeverisë.

Numri i saktë i njerëzve që janë larguar nga Rusia që kur Putin njoftoi atë që ai e quajti një “mobilizim të pjesshëm” të mërkurën e kaluar është i paqartë.

Por një pamje e hershme po shfaqet për një eksod të konsiderueshëm.

Skena të tilla si ato në kufirin Rusi-Gjeorgji kanë ndodhur edhe në vendkalimet me Kazakistanin, Finlandën dhe Mongolinë, të cilat kanë raportuar të gjitha radhë të rënduara.

Rusia nuk i ka mbyllur kufijtë e saj dhe rojet në përgjithësi dukej se po i linin njerëzit të largoheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore