Lajme

Trupat britanike ndihmojnë Poloninë, Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi


Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, shkroi të premten e 12 nëntorit në Twitter se trupat britanike po bashkëpunojnë me ushtarët polakë – për forcimin e gardhit në kufirin polako-bjellorus.

Blaszczak shkroi në Twitter se “zbulimi ka filluar përpara se të fillojë mbështetja e trupave inxhinierike britanike”.

Trupa britanike

Ministria e Mbrojtjes deklaroi për mediat se qëllimi i veprimeve të kontingjentit britanik është “manifestimi i solidaritetit aleat”.

Të hënën, një grup i madh emigrantësh kaluan anën bjelloruse drejt kufirit me Poloninë.

Grupi u mblodh afër Kuznicës, ku shumë emigrantë tashmë kanë ngritur një kamp.

Gjatë ditëve në vijim, pati më shumë përpjekje për të kaluar kufirin nga grupe migrantësh, të cilat u penguan nga shërbimet polake.

Rusia dhe Bjellorusia

Rusia ka dërguar parashutistë në Bjellorusi të premten e 12 nëntorit. Kjo, në shenjë mbështetjeje për aleatin e saj në kufirin me Poloninë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të luftës, parashutistët rusë do të parashutohen nga avionët transportues të rëndë Il-76 në rajonin Grodno të Bjellorusisë.

Ushtria bjelloruse tha se stërvitja po teston gatishmërinë e forcave të reagimit të shpejtë për shkak të “rritjes së aktiviteteve ushtarake pranë kufirit bjellorus”.

Alexander Lukashenko

Në fillim të kësaj jave, Rusia dërgoi bombarduesit e saj strategjikë në misione patrullimi mbi Bjellorusi për dy ditë rresht.

Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, u tha gazetarëve në selinë e OKB-së në se fluturimet erdhën si përgjigje ndaj një grumbullimi masiv në kufirin polako-bjellorus.

Bashkimi Evropian ka akuzuar presidentin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për inkurajimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Rusia dhe Bjellorusia kanë një marrëveshje bashkimi që parashikon lidhje të ngushta politike dhe ushtarake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore