Lajme

Trump: Sulmi i Hamas-it ndaj Izraelit është një “turp”, dollarët e taksapaguesve amerikanë “ndihmuan në financimin e këtyre sulmeve”


Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ashpër mbi sulmin e vazhdueshëm të Hamasit ndaj Izraelit, duke i quajtur ato një “turp” dhe duke pohuar se Izraeli “ka çdo të drejtë të mbrohet me forcë dërrmuese”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia izraelite “The Times of Israel”.

“Mjerisht, dollarët e taksapaguesve amerikanë ndihmuan në financimin e këtyre sulmeve, për të cilat shumë raporte thonë se erdhën nga Administrata e Biden-it”, thotë ai, duke fajësuar gjoja politikën amerikane ndaj Iranit për sulmet e sotme.

Sipas tij, SHBA-të sollën kaq shumë paqe në Lindjen e Mesme përmes Marrëveshjes së Abrahamit, vetëm për të parë që Biden ta zvogëlojë atë.

“Ne sollëm kaq shumë paqe në Lindjen e Mesme përmes Marrëveshjes së Abrahamit, vetëm për të parë që Biden ta zvogëlojë atë me një ritëm shumë më të shpejtë nga sa mendonte dikush. Ja ku jemi sërish”, shtoi Trump në një deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore