Lajme

Tripoli: Zgjedhje presidenciale apo grusht shteti


Në orët e mbrëmjes të 15 dhjetorit, situata në kryeqytetin e Libisë, Tripoli është tensionuar.

Mes debatit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, një grup i armatosur milicie ka rrethuar zyrën e kryeministrit Abdul Hamid Dbeibah.

Televizioni arab “Al Arabyia” raportoi më herët se presidenti i Këshillit Presidencial, Mohammed el Menfi, ka reaguar pas kësaj ngjarjeje.

Ai ka kërkuar urgjentisht ndërhyrjen e një force ushtarake për të mbrojtur shtëpinë e tij private.

Në orët e fundit, Komisioni Zgjedhor i Libisë deklaroi në Twitter se është e pamundur të zhvillohen zgjedhjet më 24 dhjetor.

Ndërkaq, burimet vendase mohojnë aludimet për një grusht shteti.

Lorenzo Cremonesi, i dërguari në Libi i së përditshmes italiane “Corriere della Sera”, tregon se ajo që e përshpejtoi situatën ishte zgjedhja e Presidentit Memphis.

Ky i fundit zëvendësoi udhëheqësin aktual ushtarak të rajonit të Tripolit, Abdul Basit Marwan.

Marwan ka qenë i kompromentuar në periudhën e luftës kundër trupave të të fortit të Cyrenaica, Khalifa Haftar.

Haftar shkaktoi një luftë civile në vitin 2019, që tërhoqi fuqitë rajonale pasi filloi një ofensivë kundër një qeverie të dobët të mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Khalifa Haftar

Në vend të tij pritej të emërohej Abdel Qader Mansour, një gjeneral më neutral, shkruan Cremonesi në raportimin e tij.

Mes debateve të ashpra, duket se ka rol edhe Saif al Islami, djali 49-vjeçar i Muammar Gaddafi-t.

Popullariteti i tij, sipas Cremonesi-t, është në rritje edhe mes atyre forcave që në vitin 2011 iu bashkuan revoltës kundër regjimi.

Gaddafi

Organi elektoral i Libisë ndaloi në fund të muajit nëntor Gaddafi-n, të konkurojë në zgjedhjet presidenciale.

Kjo, për arsye të dënimeve të tij të mëparshme – lidhur me akuza të ndryshme.

Gaddafi bëri paraqitjen e tij të parë publike po prapë gjatë muajit nëntor.

Kohë kur dorëzoi dokumentet e tij për presidencën.

Ai ishte një nga 25 kandidatët që u skualifikuan nga konkurrimi në zgjedhjet e dhjetorit për një sërë arsyesh.

Megjithatë, për analistët e “Financial Times”, kjo situatë nuk do të ngjallte një destabilitet të ri, duke theksuar se nuk kishte bazë të armatosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore