Lajme

Tregjet evropiane bien – Tensionet me Rusinë ngrihen


Tregjet evropiane janë bërë thjesht të radhës, të cilat kanë pësuar një rënie të ndjeshme për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, ku mbrëmjen e vonë të së hënës, Vladimir Putin njohu mëvehtësinë e rajoneve të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.

Dax-it gjerman dhe Cac-i francez, zbritën të dyja me dy pikë përqindje. Më pak rënie shënoi FTSE-ja britanike, e cila u ndal në 1% rënie.

Sakaq, goditjen më të rëndë e ka pësuar bursa ruse, me plot 11 pikë përqindje rënie.

Edhe bursat aziatike nuk kanë qenë në shifra të kënaqeshme.

Stoqet amerikane, ende pritet të shihen se si do të performojnë, por rënia e pritshme është nga 1.4 deri në 3.3 pikë përqindjeje.

Teksa kompleksiteti global i aksioneve në bursa, prej kohësh nuk e shihte një dinamikë të tillë, me rënie tërësore globale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore