Lajme

Tre rajone lindore duhet të evakuohen, sipas Kievit zyrtar


Ministrja për Riintegrimin e territoreve të pushtuara të Ukrainës, Iryna Vereschchuk, u ka bërë thirrje banorëve të tre rajoneve lindore të evakuohen menjëherë.

“Është e nevojshme të jemi gati për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës”, tha ministrja.

Lajmin e ka raportuar agjencia ukrainase “UNIAN”.

Zonat e prekura janë ato të Lugansk-ut, Donetsk-ut dhe një pjesë e rajonit të Kharkiv-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore