Sport

Tre pikë të mëdha nga këmbët e arta të Armando Brojas


Pikërisht çfarë duhej pas një humbje të thellë në një ndeshje ku merituam fitoren.

Shqipëria fiton në rikthimin e tifozëve në Elbasan përballë Hungarisë e cila ndali Francën dhe Gjermaninë në EURO 2020.

Kuqezinjtë e Reja-s ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes kualifikuese për botërorin “Qatar 2020”, ashtu si edhe në Varshavë.

Raste të shumta të krijuara, por ndryshe nga mbrëmja e të enjtes, komoditet në mbrojtje.

Në minutat e fundit, nga këmbët e arta të djaloshit të artë, Armando Brojas, u tund rrjeta në arenën e Elbasanit.

Futbollisti i Southampton, u shndërrua në heroin e natës, duke shënuar golin e tre pikëve.

Një goditje shumë e bukur nga cepi i zonës, ishte e mjaftueshme që Shqipëria të siguronte tre pikë të arta.

Kuqezinjtë ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në grupin I, në pritje të ndeshjes së Polonisë përballë modestëve të San Marino-s.

Anglia në anën tjetër fitoi 4-0 përballë Andorrës.

Shqipëria ndeshjet e shtatorit i mbyll duke pritur San Marino-n në Elbasan pas tre ditësh, me shpresën dhe besimin për tre pikë tjera të arta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore