Lajme

Trazira vdekjeprurëse pushtojnë Sinaloan pas arrestimit të djalit të “El Chapo-s”


Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në Sinaloa pas arrestimit të djalit të bosit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”.

Ovidio Guzman-Lopez, supozohet se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij – u kap në Culiacan dhe u transferua në Mexico City.

Anëtarët e tërbuar të bandës bllokuan rrugët, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy avionë u goditën me armë zjarri – njëri ndërsa përgatitej të ngrihej.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas.

Guvernatori i shtetit tha më herët se 18 persona ishin shtruar në spital.

Guzman-Lopez – i mbiquajtur “Miu” – akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval, i cili theksoi se karteri është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Babai i tij Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.

Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.

Arrestohet djali i “El Chapo”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore