Shqipëria

“Trauma” gati në tetor 2023 – Rehabilitimi i Spitaleve Rajonale nis brenda 3 muajsh


“Spitali Universitar i Traumës do të përfundojë në tetor të 2023-shit dhe brenda tre muajve rehabilitimi i Spitaleve Rajonale do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mesditën e 10 janarit, gjatë prezantimit të zgjerimit të flotës së Urgjencës Kombëtare, me 20 autoambulanca të reja.

Ministrja tha se deri në mars të këtij viti, ndërhyrje do të ketë dhe në katër Spitalet Rajonale të gjithë Shqipërisë.

Ndërsa ka bërë të ditur se në Spitalin e Traumës ka filluar dhe ndërtimi i Laboratorit, në bashkëpunim me Partneritetin Publik Privat (PPP).

“Godina që po rehabilitohet, do të përfundojë brenda tetorit të vitit të ardhshëm”, u shpreh ministrja duke theksuar se me përfundimin e urgjencës dhe laboratorit, “përmbyllet kështu faza e tretë e këtij investimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore