Shqipëria

Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 37-vjeçari nga Durrësi


Mëngjesin e 1 shtatorit, ka rënë në prangat e policisë Tiranë një shtetas që po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Përkatësisht shtetasi T. D., 37 vjeç, banues në Durrës, po ndiqte itinerarin nga Tirana drejt Kosovës. Ky shtetas kundrejt pagesës po transportonte emigrantët e paligjshëm me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore