Sport

Transferimi i Tchouameni-t shtyhet për shkak të një problemi tatimor


Foto: Marca

Transferimi i mesfushorit të Monaco-s, Aureli Tchouameni te Real Madrid-i është shtyrë për shkak të një problemi tatimor.

Kampionët e La Ligës, Real Madrid-i janë të detyruar të paguajnë rreth 80 milionë euro për të transferuar Tchouameni-n, i cili iu bashkua Monacos- për 20 milionë euro nga Bordeaux në vitin 2020.

Megjithatë, thesari spanjoll e konsideron Principatën e Monaco-s një parajsë fiskale dhe për këtë arsye pritet që nga Monaco të paguajë 24% në taksa mbi fitimin prej 60 milionë eurosh që bëjnë nga marrëveshja.

Media amerikane, ESPN, thotë se klubi i Ligue 1 shpreson që Madrid-i të paguajë paratë shtesë, të cilat janë pak më pak se 15 milionë euro, por pala spanjolle është rezistente për të bërë këtë.

Një i afërt me Tchouameni e hodhi poshtë këtë çështje, tha se gjithçka po përparon siç pritej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore