Sport

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Viera: “Dyert janë të hapura” për trajnerët me ngjyrë


“Dyert nuk janë të hapura” për menaxherët me ngjyrë, ka thënë trajneri i Crystal Palace, Patrick Viera.

Legjenda franceze aktualisht është trajneri i vetëm me ngjyrë në elitën e futbollit anglez, Premier Leauge.

Një raport i ri tregon se 43% e Premier League dhe 34% e lojtarëve të EFL Championship (kategoria e dytë e futbollit në Angli) janë me ngjyrë, por në këto dy liga janë vetëm 4.4% trajnerë me ngjyrë.

“Ne duhet t’u japim mundësi njerëzve me ngjyrë,” i tha Vieira Alex Hoëell-it në emisionin e lajmeve të BBC-së.

Ai shtoi: “Ne jemi po aq të mirë sa kushdo tjetër. Dhe nuk duhet të kemi më shumë ose më pak mundësi se kushdo tjetër”, shtoi francezi.

“Kur shikoni pesë ligat më të mira në botë dhe shikoni numrin e trajnerëve me ngjyrë që keni në divizionin e parë apo të dytë, nuk mjafton”.

“Kanë shumë pak mundësi, mungon edhe lidhja me lojtarët me ngjyrë për t’u lidhur pak më shumë me njerëzit që marrin vendime”.

“Por në përgjithësi besoj se dyert nuk janë të hapura për ne që të bëjmë atë që mundemi dhe të shkojmë në menaxhim. Ku flas për menaxhim, e kam fjalën për ekipe në një nivel më të lartë”.

“Duhet të na jepen më shumë mundësi për të treguar se jemi po aq të mirë sa kushdo tjetër”, tha mes tjerash ish-mesfushori i Francës.

Vieira, një nga lojtarët më të mirë në epokën e Premier League, fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian dy vjet më vonë.

Ndërsa në ekipe, ai shumicën e tij të karrierës e kaloi në Angli te skuadra e Arsenal-it, ku fitoi tre herë titullin kampion.

Ai gjithashtu ka fituar edhe pesë herë kampionatin italian, Serie A (katër herë me Inter-in dhe njëherë me Milan-in).

Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, ai drejtoi New York City dhe Nice përpara se të merrte drejtimin e Palace në qershor të vitit 2021.

Javën e kaluar një raport nga “The Black Footballers Partnership” – një organizatë e formuar në fillim të këtij viti, zbuloi se vetëm 14% e atyre me kualifikime të larta trajneri – një licencë pro UEFA – janë me ngjyrë dhe vetëm 1.6% e pozicioneve ekzekutive, drejtuese dhe pronësore në futboll janë që mbahen nga zezakët.

Kodi i diversitetit të Shoqatës së Futbollit u lançua në vitin 2020 dhe synon të trajtojë pabarazinë racore në sportin angleze.

Të gjitha klubet në Premier League dhe 30 të tjera janë regjistruar në kodin vullnetar, ku secili duhet të sigurojë të dhëna vjetore për fuqinë e tyre punëtore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore