Sport

‘Tour de Roma’, Pedro afër Lazio-s


Pedro, futbollisti i Romës

Trajneri i ri i Lazio-s, Maurizio Sarri, i ka kërkuar shërbimet e anësorit të Romës, Pedro Rodriguez.

Pedro nuk është në planët e Jose Mourinho-s, trajnerit të ri të Romës.

Siç raporton Calcio Mercato, anësori spanjoll është afër bashkimit me ‘biancocelesti’, me Sarri-n që ka insistuar për transferimin e tij anën tjetër të Romës.

Këtë e ka bërë të mundur drejtori sportiv, Igli Tare, i cili ditëve të fundit ka punuar vetëm që të sigurojë këtë transferim.

Pedro ka punuar me Sarri-n edhe te Chelsea, dhe tani pritet të bashkohen pas një transferimi historik.

Në futbollin modern, asnjë futbollist nuk është transferuar nga Roma te Lazio, ose anasjelltas, me Pedro-n që mund të bëhet i pari.

Pedro dhe Sarri kanë fituar Europa League-n së bashku, gjatë sezonit 2018/’19.

Pedro do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Romën, me të drejtën e rinovimit edhe për një vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore