Sport

Tottenham ofron 15 milionë euro për Kessie


Tottenham synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Franck Kessie.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, londinezët do t’i ofrojnë vetëm 15 milionë euro për transferimin e “Presidentit” të dikurshëm të Milan-it.

Gazetari spanjoll, Alfredo Martinez, tha: Ka një ofertë nga Tottenham për Kessie prej pak më shumë se 15 milionë euro.

Ky i fundit ka vetëm gjashtë muaj që iu bashkua katalanasve, por nuk arriti asnjëherë të jetë një futbollist i vlefshëm për trajnerin, Xavi Hernandez.

Ndërkohë që te Milan-i ai ishte kapiten dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në triumfin e titullit kampion.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka dështuar të vendoset në formacionin fillestar te Barça – duke luajtur vetëm pesë nga 20 ndeshjet e tyre këtë sezon.

Dhe mungesa e minutave të Kessie thuhet se e ka shtyrë trajnerin e Spurs, Antonio Conte të paraqesë 13 milionë funte për shërbimet e tij.

Mirëpo, pavarësisht fillimit të dobët të tij në Barcelonë, Kessie është i etur të luftojë për vendin e tij në 11-shen fillestare.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, Kessie, është “i bindur” se mund t’i kthejë gjërat dhe të bëhet një pjesë integrale e skuadrës së Xavi.

Kujtojmë që Kessie nuk e kishte rinovuar kontratën me Milan-in, duke kaluar me parametra zero në Barcelonë.

Kuqezinjtë tentuan që ta mbanin deri në fund kapitenin e tyre, por dëshira e tij për ta provuar një aventurë tjetër, ishte e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore