Përballje

Tottenham mposht Wolves me epërsi minimale


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Tottenham dhe Wolverhampton, përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, por Wolves ishin pak më të mirë se vendasit, por nuk arritën të shënojnë.

Wolves kishin mundësi të shumta shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato, për të fituar një pikë nga kjo ndeshje.

Pjesa e parë ishte e qetë, dhe pa gola.

Në pjesën e dytë, Tottenham morën epërsinë me anë të Harry Kane në minutën 64-të.

Deri më tani, ne sezonin e ri të Premier League, Tottenham ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar një.

Ndërsa Wolves kanë humbur dy ndeshje dhe kanë barazuar një.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore