Sport

Tottenham kërkon dy lojtarë nga Atalanta


Skuadra angleze e Tottenham-it është pranë një marrëveshjeje të dyfishtë me skuadrën italiane të Atalanta-s për nënshkrimin e Cristian Romero-s dhe Pierluigi Gollini-t.

Drejtori i ri sportiv i Tottenham-it, Fabio Paratici, duket se po fillon të ushtrojë ndikimin e tij në klub. Qendra e mbrojtjes është një nga pikat kryesore ku do të ndërhyjë Tottenham-it këtë merkato, ndërsa në portë, pas largimit të Paulo Gazzaniga-s, duhet një portier i ri, i cili do të konkurrojë me Hugo Lloris-in.

Spurs gjithashtu është pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Bologna-s, Takehiro Tomiyasu.

Ai do të jetë pjesë e Japonisë në Lojërat Olimpike që fillojnë pas pak ditësh në Tokio dhe Paratici kërkon ta nënshkruajë përpara se ato të fillojnë.

Në krahun tjetër, trajneri i ri, Nuno Espirito Santo, kërkon të bashkohet me ish-qendërmbrojtësin e tij te Wolverhampton-i, Conor Coady.

Ndërsa, në listën e dëshirave janë edhe Joachim Andersen-i, Jannik Vestergaard-i dhe James Tarkowski.

Paratici ishte njeriu që transferoi Romero-n te Juventus-i dhe po ai që e largoi, përpara se argjentinasi të shpërthente nën urdhrat e Gian Piero Gasperini-t.

23-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Serinë A, Champions Leage dhe Kupën e Amerikës, ku doli dhe kampion.

Për Golli-n, nëse marrëveshja arrihet, nuk do të ishte hera e parë në Angli.

26-vjeçari ka qenë pjesë e akademisë U-18 të Manchester United-it dhe më pas ka kaluar tek Aston Villa, përpara se këta të fundit ta shisnin te Atalanta, ku do të zinte vendin e poriterit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore