Lajme

Torres: SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën


Senatori amerikan, Ritchie Torres.

Senatori amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar rreth zhvillimeve në Veri dhe lëndimit të 25 pjesëtareve të KFOR-it nga ana e protestuesve në Serbi.

Përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, Torres ka kërkuar sqarim nga sekretari Blinken se përse po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën.

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?”.

Sipas tij, “SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”.

Të hënën e 30 majit, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan, pasi paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Në një video që ishte publikuar në mediat serbe janë parë protestuesit teksa përleshen më ushtarët e KFOR-it.

Ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it, derisa kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, ka vazhduar të mbetet para ndërtesës së komunës.

Po ashtu KFOR-i, bëri të ditur se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve atje ku serbët kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Përmes një komunikate për media KFOR-i, ka kërkuar nga palët që të mos nxisin tensione dhe të mos përshkallëzojnë situatën.

Situata në Veri të hënën.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë”.

“Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999″, kishte shkruar KFOR-i të hënën.

Ndryshe, 41 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga protestuesit serbë në Zveçan, derisa po ndalonin turmën të futej në zyrat e objektit komunal.

Nga pamjet që vijnë nga Zveçani ishte parë një numër i ushtarëve të shtrirë në tokë, pas lëndimeve të marra.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore