Sport

Top 5 basketbollistët e xhiros së tretë në Ligën Unike


Basketbollisti i Pejës, Dadan Berisha, është zgjedhur MVP i xhiros së tretë në Ligën Unike që është hera e parë për të, kurse shumë herë është zgjedhur MVP i Superligës së Kosovës në basketboll.

Berisha ishte më meritori në fitoren e Pejës ndaj Kamza Basket me rezultat 97:76, ku ai u dallua me 28 pikë të shënuara, shtatë kërcime, tetë asistime dhe pesë topa të vjedhur.

Në vendin e dytë të kësaj xhiroje renditet basketbollisti i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq, i cili në fitoren e ekipit të tij me rezultat 95:89 ndaj Rahovecit, kontribuoi me 27 pikë, katër kërcime, nëntë asistime dhe një bllokadë.

Vendi i tretë, i takon basketbollistit të Vllaznisë së Shkodrës, Jonathan Stove, i cili realizoi 26 pikë e tetë kërcime, si dhe kishte një top të vjedhur, duke pasur indeksin, 33, në fitoren e ekipit të tij ndaj Tirana Neptunit me rezultat 87:68.

Në vendin e katërt është Tyler Peterson, i cili ndihmoi ekipin e tij, Teutën të fitojë me rezultat 78:72 ndaj Golden Eagle Yllit, duke shënuar 14 pikë, katër kërcime, pesë asistime dhe një bllokadë.

Derisa vendi i pestë i takon një tjetër basketbollistit të Prizrenit 16, Urim Zenelaj, i cili në ndeshjen ndaj Rahovecit shënoi 13 pikë, 17 kërcime, katër asistime dhe katër bllokada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore